Ai ka rreth një vit prej kur ka debutuar në skenën muzikore shqiptare me Adrian Gaxhën.
Megjithatë, Lindon Berisha përfshirjen në muzikë e ka të gjatë dhe në repertorin e tij ka përplot krijime muzikore.
Në rryma të ndryshme, i talentuar, zërin e Lindonit megjithëse mund mos ta kemi ditur, e kemi dëgjuar kaherë.
Ai bashkë me të motrën, Erzanën janë zërat dytësorë ose ndryshe backvokalët e një hiti të madh.
Bëhet fjalë për këngën e Tunës dhe Cozman ‘Fenix’.
Këtë Lindoni e tregoi në emisonin NIN të Klan Kosova me Alaudin Hamitin. /PRIVE.AL