As kjo verë duket se nuk do të mbetet pa bashkëpunime. Një numër i madh i
këngëtarëve po organizojnë projekte në dyshe.
Për një të tillë e që njëherit pritet të jetë mjaft i suksesshëm janë duke bashkëpunuar edhe 2 Ton e Samanta Karavella.
Ditët në vazhdim janë të rezervuara për xhirimet e këtij projekti të cilat do të realizohen nga Max Production. Për tekstin e këngës janë përkujdesur vetë protagonistët derisa meritat për muzikën i përkasin Alandyt.
Se cfarë do të rezultoj nga ky kombinim Kosovë – Shqipëri mbetet të shihet. /prive.al/