Aktorja Shota Baraliu befasoi jo pak me postimin e bërë sonte ku shfaqte veten përkrah personit të zemrës me të cilin ka kurorëzuar dashurinë me fejesë.
Megjithatë, nëse mendoni se lidhja e Shotës ka qenë e shpejtë gaboheni.
Prive.al mëson se dyshja njihen për një kohë të gjatë ndonëse kanë arritur që të mos shfaqen shumë publikisht.
Personi që i ka vjedhur zemrën, gjithashtu më nuk është enigmatik.
Prive.al mëson se ai është një shqiptar nga Prizreni i cili quhet Mic Braho e që jeton në Zvicër.
Më poshtë disa fotografi të çiftit. /Prive.al/