Si një simbol i bukurisë, Morena Taraku vazhdimisht ka pranuar dhurata nga firma të ndryshme në mënyrë që më pas t’i bëj reklamë në llogaritë e saj në rrjete sociale.
Megjithatë ‘publicitet’ falas, bukuroshja i ka bërë mbrëmë linjës kozmetike të buzëkuqëve nga Kylie Jenner, që dorën në zemër, i ka inspiruar jo pak femrat tona për kombinimet me ngjyra në grim, flokë e veshje.
Nuk dihet nëse qëllimi i Morenës ka qenë ndonjë urë komunikimi me Kylien përmes etiketimit por duke pasur parasysh faktin se shumë gjëra kanë filluar në këtë formë as kjo nuk do ishte çudi. /Prive.al/