Ja ku po xhirojnë episodin e ri “O Sa Mirë”!

By

Është njëri ndër serialet më të ndjekura në vend. Me mijëra klikime në Youtube dhe me personazhe shumë të dashura për publikun, “O sa mirë”, ka hyrë në zemrat e kosovarëve shumë shpejt.

Në episodet e këtij seriali kemi para politikanë e artistë dhe goxha batuta qesharake e atraktive.

Kësaj here, xhirimet për këtë serial kanë vazhduar në Parkun Arkeologjik Ulpiana.

Fotografitë nga sheshxhirimi i ka bërë publike aktorja Adriana Matoshi që në serial luan rolin simpatik të vajzës me emrin Sasa, duke bërë me dije se aty do të ketë skena nga seriali.

Deri në publikimin e episodeve të reja, mbetet të shihet se çka kanë përgatitur ekipi i ‘O sa mirë’.

Artikuj të ngjashëm