Gjithë vitin e pati tejet të ngjeshur me punët në karrierë për vete dhe të tjerët mirëpo normalisht, edhe për Adrian Gaxhën nuk duhet të mungojë pushimi.
Këngëtari i njohur, lider i label-it ‘Brick Records’ ka zgjedhur bregdetin e Greqisë për t’u relaksuar e për të mbushur bateritë për tutje.
E pyetja e parë që lind natyrshëm mbi person(at) që po e shoqërojnë duket se kësaj rradhe nuk është mister.
Ai ka marrë rrugë drejt Greqisë me një grup shokësh në një pushim djemsh i cili pa dyshim se ka veçantinë e tij.
Ndryshe, Adriani tash e një kohë është në një lidhje serioze mirëpo nuk ka preferuar të zbuloj shumë nga kjo pjesë, siç është shprehur, me kërkesë të vetë partneres. /Prive.al/