Mbrëmja e djeshme në Eurovizionin e vitit 2019-të, bëri bashkë plot artistë nga shumë vende të Europës.
Ndërsa Shqipëria po përfaqësohej nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila ka arritur që të kalojë në finale me këngën “Ktheju Tokës”.
Megjithatë, këngëtarja Adelina Tahiri, mbrëmë po bënte tifo për kolegen e saj nga Maqedonia Veriore e cila po ashtu pati një performancë fantastike.
Madje ajo e para arriti të kualifikohet për finale, ndërsa Tahiri e ka mbështetur duke publikuar performancën e saj në një Instastory. /Prive.al