Producentja e njohur shqiptare, Vera Grabocka, ditën e djeshme shënoi njërën prej ditëve më të rëndësishme të saj.
Bëhet fjalë për ditëlindjen të cilën zgjodhi ta festojë në një ambient krejtësisht privat nën prezencën e mikeshave të saj më të afërta.
Pos Alketa Vejsiut, prezente u panë edhe shumë figura mjaft të njohura, ndër to Valbona Selimllari, Albërije Hadërgjonaj, Olta Gixhari, Rozana Radi etj.
Kujtojmë se festa në fjalë u mbajt tejet private, e si për të thyer disi mitin e asaj mbrëmje mendoi vetë Vera e cila publikoi edhe një fotografi me të pranishmet në Instagram. /Prive.al/