Fjala është për këngëtaren Rozana Radi e cila vetëm 4 ditë më parë publikoi projektin e ri “Ma thuaj ti” me të cilin po prezantohet në festivalin “Kënga Magjike”.
E natyrisht se nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kënga që krijoi Rozana nuk mund të vinte e “thatë” pa ndonjë mesazh të madh brenda saj teksa tema që shtjelloi këtë herë është për gruan dhe sakrificën e madhe që bën ajo për familjen.
Mesazhi i këngës duket se ka prekur menjëherë zemrat e femrave e posaçërisht ato të nënave të cilat tërë jetën e tyre i’a kushtojnë lumturisë së familjes respektivisht fëmijëve.
Këngëtarja ngeli e befasuar kur një fanse i shkroi një mesazh mjaft emocionues e nuk ngurroi që atë ta ndajë edhe me publikun.
Duket se Rozi i’a ka arritur qëllimit të saj edhe këtë herë duke goditur pikërisht aty ku po synonte prej kohësh të përcillte një mesazh pasi kjo është mënyra se si ajo e konsideron këngën. /Prive.al/