Këngëtarja Adelina Ismaili përmes një postimi në Facebook tregoi që i është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në mediumin publik.
Kjo ndodh krejt pak javë pasi nisi transmetimin ky program.
Ajo shkruan se ky vendim është marrë nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së dhe ajo është njoftuar jozyrtarisht.
“Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim shoë i së premtes sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim”, shkroi ajo në postimin e saj.
Ndërkaq, sot me 2 mars, Adelina bëri një postim në Instagram duke treguar se ajo akoma ‘beson në liri’.
“Miq të mi. Emisionin e plotë “Shoë i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër 🥰 Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen”, shkroi në postim.
Shihni më poshtë postimin e saj të plotë në Instagram. /Prive.al
View this post on Instagram