Lajmi se Shkëlzen Jetishit, këngëtarit të mirënjohur kosovar i është ndaluar Hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri shumë bujë.
Jetishi që kishte aplikuar për vizë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, kishte marrë refuzim nga ana e ambasadës e madje ka edhe ndalesë për të hyrë 10-të vjet në SHBA.
Sipas raportimeve jo zyrtare, viza iu refuzua sepse e kishte shfrytëzuar vizën turistike për të kënduar në koncerte dhe ahengje dhe nuk ka paguar taksa.
Klan Kosova ka kontaktuar me Jetishin lidhur me këtë rast, megjithatë ai nuk ka dhënë detaje përveç se e ka konfirmuar që i është refuzuar viza.
Derisa për Klan Kosovën, ka folur Afrim Muqiqi, i cili i ka dhënë arsyet e tija se pse mendon që shteti amerikan nuk i dha leje për vizitë.
Ndiqeni kronikën e plotë në linkun më poshtë: