Këtë të martë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadares, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.
Lajme
Gjykata Speciale
Shqipëria
Kosova
Rajoni
Bota
Lajme
Ismail Kadare bëhet kosovar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.
Nga Altina Marmullaku
1 Gusht 2023 / 13:03
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadares, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media.
“Presidentja Vjosa Osmani sot ka nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës”.
“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, thuhet në komunikatë.