(Ish) shoku krah ish-partneres së Luizit, Kiara ‘merr masa’

By

Megi, ish-partnerja shumëvjeçare e Luiz Ejllit ka kurorëzuar dashurinë. 

Në ceremoni ishin prezent edhe dy prej miqve, ose thënë më mirë tashmë ish-miqve të Luizit të cilët u bënë protagonist sa ai ishte brenda, por që u ‘përjashtuan nga loja’ me të dalë ai jashtë. 

Një prej tyre, Mario, ka postuar fotografi nga dasma e vajzës së politikanes së njohur Jozefina Topalli duke i uruar asaj dhe bashkëshortit çdo të mirë në jetë. 

E duket se kjo e ka aktivizuar Kiarën. 

Ndjekësit kanë vënë re se në çështje minutash, Kiara e ka hequr Marion nga lista e personave që ndjek. 

Pasdite, Kiara ka lansuar linjën e saj të bikinive me dhjetëra modele që mund të blihen online me çmime që variojnë mesatarisht nga 50 në 80 euro. /Prive.al 

Artikuj të ngjashëm