Ajo dikur ishte vajza që u kurorëzua me epitetin më e bukura e Kosovës.
Pasi nisi udhëtimin e saj në Miss Kosova 2007 e doli triumfuese, ajo filloi edhe një karrierë televizive e i hyri botës së biznesit.
Arbnore Demaj që ishte udhëheqëse e emisionit sportiv “Koha Shtesë” në Supersport Kosova, tani do rikthehet me një projekt të ri të po të njëjtit karakter, por kësaj here në një tjetër kanal.
E kontaktuar nga Prive.al, bukuroshja ka thënë se po zë vend si moderatore në Radio Televizionin e Kosovës, me një emision sportiv, për të cilin nuk ka dhënë më shumë detaje.
Përndryshe, ajo udhëheqë një sallë palestre në Prishtinë e është një grua mjaft e suksesshme në këtë pjesë. /Prive.al