Ish-Miss Kosova i nënshtrohet testit për COVID-19

By

Ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi për pak ditë qëndroi në Kosovë.

E me tu kthyer në Suedi, ajo i është nënshtruar testit për coronavirus.

Fatmirësisht, ajo ka rezultuar negative në testin e bërë para tre ditësh, përgjigjen e të cilit e ka ndarë në rrjete sociale me ndjekësit e saj.

Nuk dihet nëse testi ka qenë i detyruar për faktin se është kthyer nga vendi ynë që është në maje të listës së shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve për 100,000 banorë apo Latifi ka pasur dyshim të bazuar mbi simptoma.

Kujtojmë se tash e disa vite, Drenusha jeton në Suedi me bashkëshortin Atilla Kardes me të cilin ka ndërtuar familjen e përbërë nga vajza Ynva dhe djali Zak.

Këtë vit pushimet në Kosovë kanë qenë të shkurtëra për ish-Missin shkaku i situatës mirëpo sërish nuk e ka lënë pa e bërë një ndalesë të shkurtër në vendin ku i ka rrënjët. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm