Ka kohë që është zhvendosur në SHBA por pavarësisht faktit se ka dalë pak nga rrjedhat e zhvillimeve të fundit, ish-menaxheri i Babastars, Drin Zatriqi ka shumë për të thënë.
Duke qenë pranë liderit Getoar Selimi për vite të tëra, ai ka pasur mundësinë të jetë dëshmitar direkt që prej shkëndijave të para që kanë çuar në armiqësinë mes OTR dhe Babastars.
Në një postim të gjatë sqarues, ai ka treguar se reperi nga Shqipëria ka marrë famë me një taktikë – ofendimin e Getoar Selimit dhe gjithçkaje që e rrethon atë, femrat dhe shokët.
Atributin e suksesit të Noizyt ai ia ka adresuar DJ Blunt i cili shkaku i mos komunikimit me Getin, siç thotë Drini, lëshonte shumë herë në ndeja diss-at fillestarë të Rigelsit ndaj Getoarit.
Mes tjerash, Zatriqi nëshkrimin e tij ka shprehur keqardhje për përfshirjen e Cozman në incident duke e lavdëruar atë dhe vëllain e tij. Më poshtë, shkrimi i plotë i Drinit. /Prive.al/
Une nuk jom per mu vra, as per mu rreh, na maspari jena Prishtinali, nuk kena kqyr kurr me mri suksese tu e shajt ose poshtnu tjetrin, kto sene i ka nis ai buzP. i pari, ai i pari pa e njoft njeri gjalle pat dal n`prite ne Shqiperi, ne ate rast jon sulmu Geti edhe Agoni, edhe kerin copa ja u kan bo 20 veta ne prite. Mandej ai ka qit edhe diss “Jena mbreter kangen”. Strategjia e tij ateher ka qene mu kap me mat mdhajt per me mujt me depertu, perqato i ka bo dissa edhe unikatilit , dmth ai fansat e pare i ka mare qata qe ja kan pas inatin Getit e Viktorit…. Meritat ma te mdhaja per me qkep ate kang ateher i ka pas DJ BLUNT, i cili ate kohe u pat idhnu me Getin e per inati e pat lshu ka 3 her ne nej kangen “jena mbreter” edhe ka 5 her e ka kthy “fuck baba recordz” njejten kang e ka fy edhe Elvana Gjaten (ate kohe femnen e Getit), mandej pat ndodh rrahja ne aeroport, prap ka provoku i pari, mandej prap e ka shfrytzu me bo diss, ku pervec neve, prap e ka shajt shajt edhe 1 femen, Dafinen (si femen te Ledrit)… po mandej e boni Ledrin shok, e boni shok masi qe Ledri u nda prej babastarsave, e boni shok per agjende te veten, per strategji te tijen, perndryshe Ledri ja ka kris grusht i pari ne aeroport (edhe kogja te ramen e fort e ka)……. ne krejt rastet vet i ka nis, vet i ka shfrytzu veq per fame…edhe “shoket” i ka shfrytezu veq per me pas mbrojtje, e mandej i ka perbuz edhe ata … se fundmi edhe Cozmanin u munu me poshtnu disa here, lidhje me tunen po edhe ne “7 dite pa Ermalin” etj… ai duhet me qene falenderues ndaj babastarsave per krejt paret e famen qe e ka mri…. BuzP njihet per ksi sene …. ai ka inqizu njerz , ka inqizu femna, ka shantazhu mandej, ka sha e ka ka perbuz njerz…. edhe sot paska paralajmeru apet qe paska me qit video te bukura, i njejti, i pandryshueshm e provokant …
Po krejt krejt, veq me adh dita Cozmani e vllau tina Ymeri me hi n`ksi telashe, dine qe ska pas tjeter aty, kush e njeh cozin personalisht edhe Ymerin e din cfare djem jon, e dijne shume mire sa te respektushem jon, edhe kurr 1 fjale te keqe me njeri gjalle skane pas.
Shyqyr qe ka pshtu edhe ai BuzP edhe ai shoku tij, se vrasjet e kto sene nuk jane zgjidhje e as nuk bijne dite te mira, po shyqyr edhe per cozin e ymerin , se sja vlene maspari me hi nburg per tyrli kllosharit qe ka hi nskene pervec vetes me mare ne qafe edhe njerz tjere.
Fansave te dyja paleve ju boj thirrje mi ndal sharrjet mes veti per keto pune, as nuk fitoni pare e as nuk ja u din kerkush… ju ngoni muzike edhe msoni ne shkolle, e boni dicka prej vetvetes tjuj.