Është larguar prej më shumë se dy dekadash nga Shqipëria, në një periudhë të vështirë si viti 1997, por e mbron gjithmonë me “fanatizëm” vendin.
Ajo ishte vetëm 16 vjeçe kur emigroi jashtë vendit dhe vitet që pasuan i ka kaluar mes Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.
Fjala është për Ermona Lekbellon, ish-Miss Durrësi e cila ndonëse jo më aktive në muzikë apo angazhime tjera, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.
Njësoj ka vepruar edhe sonte kur përmes rrjeteve sociale ka treguar për sulmin e saj në Neë York nga disa protestues.
‘Unë u sulmova dje në mes të Manhattan nga 5 burra të zinj dhe një vajzë , duke mbajtur mendjen tek punët e mia. Nëse nuk do të ishte për një djalë në biçikletë unë ndoshta isha e vdekur sepse ata kishin thikë, ata erdhën rreth meje në të njëjtën kohë, Unë i trajtova me ato që munda por ato ishin për shumë njerëz kurse unë isha vetëm. Bëra raportin në komisariat dhe gjithçka merret në kamera dhe faleminderit Zotit për kamerat që ishin në rrugë, ata ishin në të njëzetat e tyre besoj. Mendoni se si ata që ma bënë me siguri se do t’ia bëjnë një tjetër personi të bardhë. Kjo është e papranueshme. Kjo po shkel të gjitha të drejtat e mia si një person i lirë që mendon për punët e veta.
Unë kam qenë me fat që mendoj por shumë të tjerë të bardhë në NY nuk e janë dhe kjo më thyen zemrën. Shpresoj se ka drejtësi edhe për ta. Dhe le ta sqarojmë një gjë, që nuk më frikësoni dhe nuk kam frikë prej jush. Nuk kam pasur frikë edhe dje që 6 prej tyre e jo tashmë kur unë kam mbrojtje me vete’ – shprehet Lekbello.
Paraprakisht, dje, po përmes Instagramit – ajo ka publikuar një video të sulmit të një personi nga komuniteti afro-amerikan duke ndjekur në linjë tjetër. /Prive.al