Ish e dashura e Don Xhonit zbulon arsyen pse ata të dy u ndanë

By

Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey janë ndarë pas disa muajsh lidhje.

Ndarja e tyre është konfirmuar edhe në rrjete sociale nga dyshja ku mesazhi i fundit i reperit nga Drenica për modelen ishte ky:

“Koha nuk do harrohet por gjithçka ka fund. Uroj të jesh e lumtur. E di që nuk je person i keq, mos vepro si e tillë. Mos bëj drama dhe mos e luaj viktimën. Ka mbaruar, pajtohu”.

Shkëmbimet e mesazheve publike mes çifti mund t’i lexoni në detaje në artikullin e mëposhtëm:

Don Xhoni i tha ‘të mos krijojë drama’, modelja ruse i kthen përgjigjen

Ndërkaq, modelja ruse ka reaguar edhe një herë duke zbuluar kështu edhe ndarjen e çiftit dhe tha fjalët më të mira për reperin nga Drenica.

“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqij. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk shkuam mirë.”, shkruan modelja.

Artikuj të ngjashëm