Një nga ngjarjet që ka bërë bujë në media sociale, është edhe raporti mes Anës me Arjonin, ku ky i fundit publikoi një foto me të në shtrat, e më pas deklaroi se ata dy ishin në një lidhje dashurie.
Pretendimet e Arjonit, Ana i ka mohuar kategorikisht, madje ajo po ndjek atë penalisht për foton e publikuar.
Ana pretendon se fotoja është shkrepur, një natë kur ajo kishte vizituar Arjonin në shtëpi sepse nuk ndjehej mirë dhe i kishtë dërguar ilaçe.
E së fundmi, Gerta Shino, ish-banorja e Big Brother, me anë të disa postimeve ajo kishte deklaruar se beson versionin e historisë së Arjonit.
Për më tepër, me një postim tjetër, ajo ironizon edhe me deklaratën e Anës, duke shkruar, “A do vi njëri në mënyrë shoqërore të më sjelli ilaç apo s’ka njerëz me zemër të mirë në këtë botë”.
Por kjo nuk ishte e vetmja! Më pas ajo publikon një fotografi në shtrat me bashkëshortin e saj i cili po flë gjumë ku shkruan, “Ishalla s’më denoncon”. /Prive.al