Ish-banorja e Big Brother Albania në pritje të ëmbël, zbulon barkun e rrumbullakosur

By

Prej kohësh, Gerta Shino jeton në Norvegji me partnerin e saj Florentin.

Ajo merret me Youtube me kohë të plotë ku çifti ndajnë vazhdimisht momente të bukura nga jeta me njëri-tjetrin, video me rengje, rrëfime serioze e batuta.

Pikërisht në këtë platformë në shkurt të këtij viti ajo vendosi të ndante edhe lajmin e bukur se është shtatzënë duke ndarë një video.

Ish-banorja nuk është edhe shumë aktive me postime në Instagram si më parë, sepse ajo po merr kohën e saj për të kaluar muajt e fundit të pritjes së ëmbël në qetësi.

Por, së fundmi ajo pozoi në të brendshme me barkun e rrumbullakosur të ekspozuar dhe shkëlqen nga nuri i shtatzënisë.

Shihni më poshtë postimin e saj në rrjetin social. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm