Nora Istrefi, Elvana Gjata dhe Morena Taraku janë vetëm disa nga emrat e fytyrave publike të cilat ndryshuan ngjyrën e flokëve duke ecur në linjën e yjeve botërorë si Kim Kardashian, Rita Ora dhe të tjera.
Bazuar në publikimet e fotove nëpër rrjetet sociale, Nora dhe Elvana sikur u ndanë mjaft të kënaqura nga ky ndryshim.
Por asaj që i shkoi mundi ters ishte Morena Taraku, pasiqë kjo e fundit javë më parë ishte në shtetin e Luksemburgut dhe bazuar në rrjetin social Snapchat aty edhe bëri ndryshimin e flokëve nga të zeza në të bardha.
Mirëpo me të kthyer në Kosovë ajo vizitoi sallone të parukerisë ku sërish u rikthye në origjinë, në zeshkane.
Duket se Morena e kuptoi brenda një kohe të shkurtër se jo çdo herë duhet imituar të famshmit botëror, pasiqë jo vetëm që mund të dukemi qesharak por edhe të dëmtojmë flokët me ndryshime radikale herë në të bardha e herë në të zeza. /Prive.al/