Ingrid Gjoni, jo më ajo e dikurshmja!

By

Ingrid Gjoni, një ndër figurat më të përfolura të medias rozë vite më parë, kohëve të fundit është distancuar paksa nga të qenurit pothuajse vazhdimisht përpara kamerave.

Në një intervistë për Prive, ajo rrëfeu jetën e saj të tanishme me impenjimet si nënë e përkushtuar ndaj familjes.

Ingridi potencoi se është shumë e lumtur me jetën që bën teksa mohoi thashethemet që u përfolën se gjoja ajo është ndarë nga bashkëshorti.

Këngëtarja dha komentin e saj edhe për aventurën në “Dance with me” ndërsa bëri të ditur se nuk do e përmbyll vitin vetëm me pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël të kërcimit. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm