Industria e muzikës, dikur dhe sot: Cilën kohë preferon Big Mama?

By

Big Mama ishte e ftuar në Prive, për të na folur për jetën e saj profesionale dhe personale.

Ndër të tjerash, ajo ndjen nostalgji për kohërat e shkuara të muzikës, por nuk ndjen xhelozi për këngëtarët e rinj.

Por, këngëtarja thotë se industria e sotme nuk ka lezetin si kishte dikur, dhe për këtë ajo fajëson gjeneratën e re. Ajo thotë se këngëtarët më parë mezi prisnin spektaklet e muzikës dhe xhirimet e vitit të ri për t’u mbledhur të gjithë bashkë.

“Fajin e kanë këngëtarët e rinj, ata kanë ndryshuar sistemin. Çka nuk më pëlqen tek ta është mendjemadhësia. Mundohen të jetojnë jetën e Hollywood-it. Por ne nuk jemi Hollywood, as nuk jemi Amerikë, ne jemi këtu shqiptarë”, thotë ajo.

Ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm