Një hyrje e papritur! Bora Zemani në “Big Brother VIP”

By

Jo rrallë herë është përmendur emri i Bora Zemanit brenda shtëpisë më të famshme BBV. Kjo sepse brenda mureve të shtëpisë është ish-partneri i saj Donald Veshja dhe mikja e saj e mirë Semi.

Por, sonte do të ketë zhvillime të reja sepse Bora do të jetë në spektakël.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e “Top Channel” në Instagram, ku thuhet se sonte do të ketë një hyrje të papritur, pikërisht atë të moderatores.

“Në shtëpinë e “Big Brother Vip” loja bëhet gjithmonë e më e ashpër dhe një ndër të nominuarit do të lërë shtëpinë. Kush mes Palomës, Kledit, Semit, Ardit dhe Kledit do të largohet? Sonte një hyrje e papritur Bora Zemani, çfarë do të ndodhi?”, thuhet në promon e spektaklit të ditës së sotme në “Big Brother Vip”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm