Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Iliri Shaqiri ri krijoi një nga këngët e tij të famshme në bashkëpunim me nipin e tij, Alte.
Bëhet fjalë për këngën “Do të kthehem në Prishtinë” ku hapjen e bën vetë Iliri dhe më pas Alte vazhdon me tekstin e rikrijuar teksa, Korab Shaqiri i bie pianos.
Ndiqni të plotë këngën që tani mban titullin “Udhët e gjyshit”. /Prive.al