Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë fejuar.
Këngëtarja 49-vjeçare hyri në Instagram të shtunën në mbrëmje për të postuar një fotografi ku shihet unaza e saj gjigante të cilën ia dhuroi i dashuri i saj 43-vjeçar.
“Ajo tha po”, shkroi Alex në Instagram bashkë me një foto.
Jennifer ripostoi imazhin.
Benny Medina, menaxheri i këngëtares e konfirmoi lajmin se ajo dhe Alex janë fejuar.
Artistja dhe ish lojtari i Yankees, janë në lidhje që nga marsi i vitit 2017./Prive.al