Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka ndarë si rrallë herë një histori personale me banoren tjetër të këtij formati televiziv, Melisën.
Kësisoj, Xhuli ka rrëfyer periudhën e vështirë gjatë fillim qëndrimit në Londër, ndërsa ka zbuluar se nuk është ushqyer për tri ditë me radhë pas një sfide problematike me ish-partnerin.
“Sapo erdha në Londër, ka qenë një moment që unë tre ditë kam ndenjur pa ngrënë bukë, vetëm ujë të punës dhe gjërat që kishim mundësinë t’i merrnim pa para, me ato kam shkuar deri sa s’më ka dal paga, sepse krejt paratë i kishte ai”, ka thënë Xhuli.
“Ma morri kartelën, të gjitha mi morri, as pasaportë nuk kisha. Është një jetë shumë e vështirë. Jam shqiponjë, sepse jeta më ka bërë shqiponjë. Nesër vajza ime nuk do doja të bëhej si unë, sepse bëhesh aq e ftohtë nga ndjenjat”, ka shtuar ajo.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.