Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixari është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin se ajo solli foshnjën në jetë, e dha me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Në foton e shkrepur të një buqete me trëndafila të bardhë, shkroi vetëm datën “21.08.2020”.
Vogëlushi Amar lindi në një datë të veçantë për prindërit. Datëlindja e tij përmban datën 21, që është data e lindjes së babit dhe muajin 8, që është muaji i lindjes së nënës.
“Djali ynë erdhi në jetë me 21/8/2020 kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8”.
Aktorja tha se lindja e saj ishte natyrale dhe në fund të shkrimit të saj falënderon babanë e vogëlushit – identitetin e të cili ende nuk ka zbuluar – që e bën të ndjehet e jashtëzakonshme. /Prive.al