Rrjetet sociale, së fundmi me të madhe, pos si platformë e postimit të imazheve kanë filluar të luajnë edhe një tjetër rol.
Ato, tashmë po përdoren edhe si dritare ku njerëz të caktuar në një formë ose tjetër, demaskojnë të tjerët, me theks të veçantë fytyrat publike.
Në të njejtën linjë ishte edhe veprimi i fundit i faqes instagënjim ku mes tjerash, ka publikuar një video nga interpretimi i një kënge nga Albana Osmani në Top Fest 5.
Bukuroshja, atëbotë çalonte mjaft, si shumica e shqiptarëve të Shqipërisë në theksin e gjuhës angleze duke tingëlluar paksa qesharake.
Por, ajo që ka befasuar më së shumti ishte reagimi i vetë prezantueses që videon e ka shpërndarë duke qeshur, dëshmi kjo se me sa sportivitet e ka marrë këtë postim.
Madje, Albana edhe e ka falemnderuar faqen që i solli në kujtesë këtë moment të lezetshëm.
Nuk janë të rralla rastet kur reagimet janë diametralisht të kundërta nga ky i Albanës, dhe shpeshherë degjenerojnë në kërcënime e hakmarrje të ulëta. /PRIVE.AL