Me 9 maj të këtij viti, Tuna njoftoi se ajo është bërë nënë për herë të dytë. Ndonëse Prive kishte raportuar për shtatzëninë e saj, këngëtarja e kishte mbajtur plotësisht të fshehur nga syri i publikut.
Në jetë erdhi një djalë që i lanë emrin Zen.
Më tej, këngëtarja ka ndarë edhe momente të festimit kur ajo kishte zbuluar gjininë e bebit të dytë në një celebrim shumë ekstra.
Gjithashtu, Tuna ka ndarë edhe fotografi të shkrepura teksa ajo ishte akoma në pritje të vogëlushit të saj.
I porsalinduri Zen, së fundmi ka bërë edhe fotosesionin e tij të parë dhe Tuna ka ndarë fotografitë në rrjete sociale sot për ditën e fëmijëve.
Foto të adhurueshme që do ua ngrohin zemrën më ëmbëlsi. Më poshtë postimi i saj i plotë. /Prive.al