Yll Limani ishte ngado këtë fundjavë. Në “Prive” të Klan Kosova e edhe në “Shiko Kush Luan” në Top Channel të Shqipërisë, këngëtari dha plot përgjigje interesante.
Këngëtari u bë protagonist i njërës prej lojërave të sikletshme te moderatorja Luana Vjollca, dhe atij iu kërkua të përmendte emrin e një këngëtareje apo këngëtari koleg, me të cilin kishte mbetur i pakënaqur.
Ylli çuditi të gjithë kur tha emrin e këngëtares Nora Istrefi, megjithatë nuk rrëfeu se çfarë halli kishte me të apo se ku qëndronte problemi në mes tyre që i kishte shkaktuar atij pakënaqësi.
Shumë shpejt Ylli e ktheu bisedën në anën tjetër, duke thënë e kishte një raport të mirë me Istrefin e madje i tha edhe të dua. /Prive.al