I pa dëgjuar më parë: Ky është emri i vajzës së Vedatit dhe Allmirës

By

Shtatzënia e bashkëshortes së aktorit Vedat Ademi ka kaluar në përgjithësi në mënyrë sekrete pa shumë detaje dhe vëmendje nga publiku.

Ajo nuk dihej deri në raportimin e Prive, teksa në po të njejtën linjë ka qenë edhe ardhja në jetë e vajzës dy ditë më parë në një prej spitaleve private.

Në një lindje normale dhe pa komplikime të realizuar në spital privat, gjithçka duket të jetë gati për kthimin në shtëpi, tani me një anëtar më shumë.

E për anëtaren e vogël tashmë janë zbuluar edhe detaje si emri. Çifti ka vendosur ta quajë Toka, një emër tejet i rrallë dhe realisht i pa dëgjuar më herët. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm