I njihni vetëm si artistë por a e dini çfarë shkollimi kanë bërë disa prej këngëtarëve shqiptarë?

By

Shumë prej nesh i njohim vetëm si artistë…

Por, pak prej njerëzve e dinë çfarë universiteti kanë mbaruar disa nga këngëtaret tanë.

Njëri prej reperëve më të njohur, Ledri Vula, përveç muzikës që e bën tash e disa vite, ka studiuar dhe ka mbaruar universitetin për regji të filmit.

Shumë shpesh, në disa intervista, Ledri ka thënë se në të ardhmen, pasi të ‘mbarojë’ me muzikën, do të bëhet regjisor.

Festimi – që publiku e njeh si Lyrical Son, përveç artit në rep, ka studiuar juridikun. Të njëjtën shkollë e ka bërë edhe Zanfina Ismaili e cila shpesh herë është shkëputur nga muzika për t’i mbaruar studimet ashtu siç duhet.

Në anën tjetër, Nora Istrefi – njëra prej këngëtareve më seksi të estradës, ka studiuar për dizajn mode në një shkollë private në Prishtinë. Nëse e keni vënë re, artistja ka shumë shije në rroba.

Rrezarta Shkurta, këngëtarja nga  Shqipëria ka mbaruar Akademinë e Arteve në degën e pikturës. Tashmë e dini se ajo merret me fotosesione të ndryshme për fëmijë.

Nga i njëjti shtet, Samanta, ka studiuar në fakultetin për gjuhë të huaja, konkretisht gjuhën spanjolle.

Nuk i dihet, mbase në të ardhmen, artistët tanë do t’i shohim në profesione të tjera…/Prive.al

Artikuj të ngjashëm