“I mërzitur pafund për gjithçka që ndodhi megjithatë, jeta vazhdon”

By

50 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi të martën në Shqipëri.

Përveç kësaj, shumë dëme janë shkaktuar në Durrës dhe Thumanë, por edhe në disa fshatra të tjera përreth duke lënë qindra njerëz jashtë shtëpive.

Megjithatë, ndihmat nga Kosova dhe shumë vende të tjera kanë qenë të panumërta, madje mijëra njerëz janë strehuar edhe në Kosovë.

Ka pasur edhe shumë të famshëm që kanë shprehur gatishmëri për ndihma dhe kanë dalë në vende ku ka pasur më së shumti dëme duke treguar sa humanë janë dhe sa zemërgjerë.

Sidoqoftë, jeta vazhdon, kështu ka thënë këngëtarti Art Abazi sot në një postim në Instagram.

“I mërzitur pafund për gjithçka që ndodhi k’to ditë megjithatë , jeta vazhdon”, ka shkruar artisti duke postuar këto fotografi që ju mund t’i shihni më poshtë.

Ngushëllime të gjithë familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre./Prive.al

Artikuj të ngjashëm