Futbollisti i famshëm portuges Cristiano Ronaldo, është treguar ekstrem bujar me bakshishet e tij për punëtorët e një hoteli gjatë kohës sa po qëndronte për pushime në Greqi.
Ai bashkë me familje, ka qëndruar në një vilë luksoze në Costa Navarino, një resort në perëndim të Peloponesses, dhe ka dhënë një bakshish shumë bujar.
Lojtari i Juventusit, ka shpenzuar rreth 20 mijë euro për pjesëtarët e stafit.
“10-të punëtorët e këtij resorti e kishin për detyrë që t’i shërbenin Ronaldos dhe familjes së tij dhe t’i mbanin larg paparacit. Ata të gjithë kanë marrë nga 2000 euro shpërblim”, shkruan gazeta Guardian, transmeton Prive.
Sic duket futbollisti është impresionuar me mikëpritjen greke, ndërsa po qëndronte në vilën Royal Methodi, e cila ka shërbim 24 orësh dhe po ashtu dyndje rëre që pengonin fotografët t’i qaseshin vendit. /Prive.al