I është dhënë sot lamtumira e fundit, artistit të shquar kosovar, Rashim Thaçi – Cima, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme pas infektimit me COVID-19.
Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit, nën një ceremoni mortore nga rrethi i ngushtë i të ndjerit, njofton Klan Kosova.