Aktorët Jennifer Garner e Ben Affleck, kanë dy vjet që i dhanë fund martesës së tyre, duke qenë edhe prindër të tre fëmijëve.
Mirëpo raporti mes tyre vazhdon të mbetet i shëndoshë, dhe dyshja shihet shpesh bashkë, meqë ka vendosur t’i ruajë marrëdhëniet për hir të vogëlushëve të tyre.
Ben i është bashkuar gruas së tij të martën në Los Angeles, në mënyrë që ata të dilnin me fëmijët e tyre për festën e Halloween.
Çifti i divorcuar, janë parë bashkë në lagjen e tyre në Malibu, përderisa ishin të pamaskuar për festën që kërkon të vishesh me kostume, shkruan Daily Mail. /Prive.al