Deputetja më e re në moshë në Kuvendin e Kosovës, Adelina Grainca është martuar.
Ligjvënësja 24-vjeçare i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me personin e zemrës, Erblin Maliqin.
Dasma ka qenë goxha e kushtueshme, mbase marrë shkas edhe nga mundësitë financiare që ka familja e deputetes Grainca.
Por kush ka qenë i përzgjedhur për të kënduar?
Në mesin e disa këngëtarëve që ndezën mbrëmë atmosferën, i ftuar ka qenë edhe legjenda e muzikës, Sabri Fejzullahu, i cili mes tjerash edhe ka interpretuar disa nga hitet e tij të pavdekshme. /Prive.al