Sa herë ka ardhur në Kosovë që kur u bë e famshme, ajo ka ardhur e shoqëruar nga partneri momental.
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, herët e kaluara kur erdhi për koncertin “Sunny Hill” në Kosovë, u shoqërua nga i dashuri i saj Isaac Carew me të cilin tashmë ka ndarë rrugët që disa javë.
Mirëpo bukuroshja shqiptare, tani ka nisur një lidhje të re dhe ai siç edhe kemi raportuar më parë, është Anëar Hadid, djali i vogël i familjes së njohur e të pasur Hadid dhe vëllai i modeleve të kalibrit botëror, Gigi dhe Bella Hadid.
Dhe i dashuri i saj i ri, 20 vjeçari Hadid është duke e shoqëruar Duan edhe në Kosovë.
Anëar Hadid, vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, eksploroi Prishtinën mbrëmë. Kjo është vizita e tij e parë dhe nisur nga postimet në Instagram, po i bën përshtypje. Ai publikoi dy foto të grafitit në muret e qytetit; në njërën përmendet Chuck Norris, agjent i SHIK-ut” dhe në tjetrën një imazh i një burri e një gruaje të barabartë. /Prive.al