Këngëtarja nga Prishtina me famë botërore Dua Lipa ka mbërritur sot në Prishtinë.
Me një trajtim special të menduar nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli që vuri në dispozicion aeroplanin privat, Lipa zbarkoi pas katër vitesh në vendin e origjinës.
E kënaqur nga ky fakt, përshtypjet Dua i tregoi në Instagram ku e lumtur u shpreh: ‘Shtëpia është vendi ku ke zemrën’.
E ndoshta më shumë se Kosova, kanë qenë ushqimet ato që i kanë lënë mbresa të mëdha të dashurit të Duas, 30 vjeçarit, Isaac Carew i cili edhe vetë është kuzhinier i njohur me punën që e ekspozon në rrjete sociale.
Anesa Lipa, ‘vjehrra’ e ka pritur Carew-n me pite, fli e mantia të cilat duket se i kanë pëlqyer shumë.
‘Për këto e kisha fjalën’ – ka shkruar Isaac në foton e shpërndarë në profilin e tij në Instagram. /Prive.al/