I dashuri i bën Gentës befasinë e jashtëzakonshme (FOTO)

By

Pasi Prive.al zbuloi romancën e Genta Ismajlit me një biznesmen turk as vetë këngëtarja nuk po e fshehë këtë pjesë.

Vite të tëra të heshtjes sa i përket jetës private po zëvendësohen me postime të kohëpaskohshme me doza dashurie nga këngëtarja.

Ajo sonte ka zbuluar surprizën e jashtëzakonshme që i ka bërë personi i zemrës.

Husein ka lënë mbishkrimin ‘Të dua Genta’ në gjuhën turke në urën e famshme ikonike të Bosforit që lidhë dy kontinentet, Europën dhe Azinë.

Vetë Genta, pa dyshim e emocionuar nga kjo befasi është shprehur në Instagram:

‘Ura e Bosforit është ndriçuar me fjalë të dashurisë. Mirënjohëse’.

Dashuria e vërtetë gjtihmonë shpie në rrugë kreative të shprehjes së saj, siç ka vepruar Husein me këtë rast. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm