I dashuri i Anita Latifit, vëllai i këngëtares së njohur?!

By

Rreth dy muaj më parë, emisioni Prive pati raportuar mbi dyshimet se këngëtarja Anita Latifi është në lidhje me vëllain e një tjetër kolege të saj, Adelina Tahirit.

Një fotografi e mbërritur në redaksi ku dyshja shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin ngriti pikëpyetjet mbi një relacion që tejkalon miqësinë.

Por, i kontaktuar nga Prive, Edmond Tahiri kishte mohuar lidhjen duke nënvizuar faktin se ata dy janë thjesht vetëm miq.

Historia është rikthyer sërish në vëmendje me postimin e bërë sot nga Anita.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë një tjetër fotografi me Edmondin nën përshkrim të një zemre, njejtë siç edhe ka replikuar ky i fundit, duke ia kthyer poashtu me një zemër.

Nuk dihet realisht se çka po i lidh dyshen mirëpo se ka diçka më shumë se miqësi, kjo nuk do shumë koment. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm