Kaltrina Lulaj, bukuroshja nga Peja e cila mori vëmendjen me historinë e saj tragjike të dashurisë ka tash e një kohë që nuk po e fsheh publikisht të dashurin e ri.
Pasi u dyshua për lidhje me Alban Sejdiun nga Baboo Darabuka me të cilin nuk e lidh gjë tjetër përpos një miqësie të sinqertë, udhëtimet në Maldive zbuluan se ajo nuk është më vetëm.
Nga ai moment, fotot me personin e zemrës nuk po mungojnë ndonëse nuk e zbulojnë në tërësi atë.
E në një prej imazheve më të reja, Kaltrina shihet përkrah të dashurit i cili e kap për fyti.
Krahas gjestit, ajo që ka lënë më shumë përshtypje është ngjajshmëria (të paktën në pjesën e buzëve) e të dashurit me reperin shqiptar, Noizy. /Prive.al/