Djemtë e “West Side Family” e shoqërojnë të bijën e Dr. Florit për në gjimnaz

By

Dr. Flori u nda tragjikisht nga jeta duke lënë pas familjen e tij dhe atë të dytën grupin muzikor “West Side Family”.

Treshja muzikore dikur dhe tani vetëm Landi dhe Miri, kanë vazhduar të sjellin këngë të pa publikuara më parë të grupit dhe gjithnjë t’i qëndrojnë afër familjes së Dr. Florit.

E vogla e Dr. Florit është rritur dhe ka bërë regjistrimin në një nga gjimnazet e vendit. Për të shoqëruar dhe uruar atë, prezent ishin aty të dy – Landi dhe Miri.

“Petro Nini” ishte shkolla ku u formua edhe grupi i të atit dhe çunave të tjerë, dhe tani e bija e Florit do të vijojë studimet aty.

Ishte Landi që publikoi disa fotografi nga moment i veçantë duke shkruar:

“Këshilla, llogje, historira. Ç’na lodhët! Po çe deshët! Hë, ka mo?! E mora vesh! Po. PO. POOO!!! Daaakord! Ëhë ëhë… Sigurisht, natyrisht! Ishit shumë të kjartë! Hajd shnet!!!

Petro Nini Luarasi

Sërish…

Urime, mirëseerdhe, suksese, paç fat, etj. etj. etj. Kelly”

View this post on Instagram

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)

Artikuj të ngjashëm