I biri feston ditëlindjen, Egesta e uron, Meritoni akoma jo!

By

Djali i Meriton Mjekiqit dhe ish partneres së tij Egesetës, Loari, feston sot ditëlindjen e 6-të.

Meritoni akoma s’ka ndarë një urim publik për të birin.

Por, e ëma po!

“Vlera jote për mua është përtej çdo mase. Uroj që ditëlindja jote të jetë e veçantë, po aq sa ti”, ka shkruar pos tjera Egesta në urimin e saj të ëmbël për të birin.

Kujtojmë se historia e Meritonit me Egestën, 8 vite më parë ishte shumë e diskutuar gjithandej.

Aso kohe veç 21 vjeç, Meriton Mjekiqi, vetëm një muaj pasi ua prezantoi ndjekësve në “Instagram” se do bëhej baba, u nda me Egestën.

Dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.

Artikuj të ngjashëm