“I bën gjërat për klikime” – Armina Mevlani përgjigjet e revoltuar!

By

Së fundmi, modelja e njohur, Armina Mevlani bashkëbisedoi më ndjekësit e saj në Instagram, përmes pyetjeve e përgjigjjeve.

Në mesin e pyetjeve të shumta, ka qenë dhe një mesazh ndryshe nga një ndjekës i saj, “Më vjen si kur i bën gjërat për fasad, për shfaqje, për klikime, për me qenë e shikuar, shumë jetë boshe”.

E këtyre fjalëve modelja e njohur nuk ka nguruar që t’i kthejë përgjiggjje.

“Nuk kam asnjë interes të bëj asgjë për klikime, përkundrazi jam shumë spontane në gjërat që nxjerr sepse jam dhe kam qenë gjithmonë natyrë e lirë. Me pak fjalë s’më ka interesuar kurrë çka mendojnë të tjerët, përveç atyre që dua”.

“Jeta ime jo që nuk është boshe, por e kam të mbushur me dashuri nga familja, shoqëria ime prej vitesh dhe i fejuari im dhe kafshët e mia.  Kam një punë që kam ëndërruar dhe kam punuar në modë që 18 vjeç. Kjo është diçka që e kam kultivuar edhe vetë sigurisht, por ndihem një femër me fat dhe falenderuese në pafundësi për këtë jetë sepse jam e lumtur,” shkroi ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm