Aktori i famshëm amerikan Kevin Spacey, është paraqitur në gjykatë për tu përballë me akuzën për ngacmim seksual, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2016-të.
Ai është deklaruar i pafajshëm nga avokatët e dij gjatë seancës në shtetin e Massachusetts të SHBA-së.
Spacey akuzohet se kishte ngacmuar seksualisht një djalë 18 vjeçar pasi që i kishte dhënë të pijë alkool në një bar në Nantucket në vitin 2016-të.
59 vjeçari me të arritur në sallën e gjyqit kishte hasur në media, ndërsa në Nantucket kishte arritur të hënën me aeroplanin e tij privat, raporton BBC.
Seanca e radhës është caktuar me 4 mars ndërsa nëse Spacey shpallet i fajshëm, ai mund të përfundojë në burg për pesë vjet. /Prive.al