Hyrja e re në ‘Përputhen’, dikur në listat e Interpol-it?

By

Mbrëmë në “Përputhen Prime” u shënua një hyrje e re.

27 vjeçarja Laureta Zyba, motra e konkurentes aktuale Rrushe Zyba u bë pjesë e aventurës.

Ajo pati një paraqitje fillestare goxha të mirë, me ç’rast edhe u komplimentua nga opinionisti Arjan Konomi i cili fjalët e mira nuk i jep shpesh.

Por, ndjekësit në rrjete sociale e kanë kujtuar Lauretën për një ngjarje të përpara disa viteve.

Me një kërkim të thjeshtë në internet, ajo figuron se ka qenë e kërkuar nga INTERPOL si pjesë e një rrjeti mafioz serb.

Sipas raportimeve të mediumit online “Insajderi”, në vitin 2018, ajo, një shtetas serb dhe dy malazezë u kapën pas dy muajve në kërkim në lagjen Kalabria të Prishtinës.

Laureta Zyba ishte arrestuar për veprën penale, “bashkëkryerje në veprim”. Para Gjykatës ajo ishte shprehur se ndjehet fajtore që nuk i kishte lajmëruar këta persona tek autoritetet vendore me kohë dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz.

Mirëpo ajo gjatë dëshmisë kishte thënë veç se ishte e dashura e Mario Millosheviqit, dhe se “Mario është njeriu më i mirë që ajo e ka takuar deri tash”. Implikimi i saj i mëtutjeshëm nga prokuroria ishte i zorshëm, edhe pse ajo për shumë muaj ishte shoqëruar me Milloshevqin, kjo pasi që komunikimi mes tyre, sipas rrëfimit të saj, ishte kryesisht përmes aplikacionit “Snapchat”.

Në vitin 2019, Millosheviq ishte ekstraduar në Mal të Zi nga Kosova, në një operacion që ishte konsideruar nga autoritetet vendore si sukses i madh.

Artikulli i plotë i gazetës “Insajderi”:

 

Profil | Kush është vallëtarja që u përfshi në grupin kriminal të Mario Millosheviqit në Kosovë?

Artikuj të ngjashëm